Për tri javë me radhë 16 nxënës kanë vijuar kursin intensiv të organizuar nga imami i Xhamisë Kaderije, Baki Imeri.
Kursi ishte i fokusuar në mësimet bazë të islamit, rregullat e namazit, suret e shkurtëra, moral, etj.
E me rastin e përfundimit të kursit, nxënësit organizuan një program, ku ishin të pranishëm prindërit e tyre.
Ata shfaqen njohurit e marra gjatë 21 ditëve, ndërsa kënduan edhe kaside dhe ilahi për t’i argëtuar të pranishmit.
Imami Baki Imeri, duke falënderuar prindërit për bashkëpunim, bëri thirrje që të vazhdohet tradita e mësim-besimit, në mënyrë që fëmijët të kenë njohuritë bazë mbi fenë dhe moralin.
Në fund kursistëve në shenjë respekti Këshilli i Xhamisë iu shpërndau nga një dhuratë simbolike.