Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës, respektivisht Departmenti i Gruas organizoi të premtën një program me rastin e hyrjes në leximin e Kuranit të njëmbëdhjetë nxënëseve që vijojnë mësim-besimin në këtë Këshill.
Ky program nisi me lexim të Kuranit dhe më pas nxënësve të saj iu drejtua me disa fjalë mualimja Kadrije Dragusha-Ademi falë punës së cilës ato arritën në këtë nivel të mësimit.
Në këtë organizim mori pjesë edhe kryeimami Burhan ef. Hashani dhe përfaqësuesja e Departamentit të Gruas znj. Florentina Tërmkolli.
Të dy mysafirët në fjalimet e tyre drejtuar pjesëmarrësve folën për rëndësinë e mësimit të librit të Zotit.
Në mesin e nxënësve që dëshirë të madhe kishte ta lexonte Kuranin, ishte edhe 77 vjeçarja Shukrije Abdullahi.
Mësuesja Dragusha-Ademi tha se viti 2021 për të dhe nxënësit e saj ishte mjaft i suksesshëm, pasi gjatë këtij viti janë realizuar pesë dua të Hatmes si dhe dy festa të Elifit.