Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mualimja e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Kadrije Dragusha-Ademi, ka organizuar një program festiv me nxënësit e saj.
Fëmijët përmes punimeve të ndryshme artistike, vjershave, eseve dhe recitimeve shprehen dashurinë dhe gëzimin e tyre për Pavarësinë e vendit.
Mualimja Dragusha-Ademi tha se ky manifestim tashmë është bërë tradicional, pasi është një ngjarje që fëmijët e dëshirojnë dhe me mallëngjim i presin festat e tilla.
Përveç që u relaksuan e argëtuan, fëmijët mësuan edhe një historik të shkurtër mbi ngjarjet që i paraprinë 17 Shkurtit të vitit 2008.
Por këtë vit për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 numri i pjesëmarrësve ishte i kufizuar.