20 gra përfunduan Hatmen (Leximin e Kuranit)

Në xhaminë “Hasan Emin (Sudi Efendi)” në Prishtinë është mbajtur duaja e Hatmes, me rastin e përfundimit të leximit të Kuranit nga 20 gra, nxënëse të mualimes Agime Sadriu-Pllana.

Me këtë rast u mbajt edhe një program, ku nga mualimet e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës u kënduan mukabele.

Mësim-Besimi në kuadër të KBI Prishtinë vazhdon edhe gjatë muajve të tjerë jashtë Ramazanit, ku qindra nxënës të moshave të ndryshme dhe të dy gjinive mësojnë leximin e kuranit dhe bazat e fesë nga mualimet e angazhuara.