KBI Prishtinë mban program me rastin e hyrjes në leximin e Kuranit të nxënësve që vijojnë mësim-besimin

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës, respektivisht Departamenti i Gruas, organizoi sot një program me rastin e hyrjes në leximin e Kuranit të motrës tonë Remzije Zejnullahu dhe nxënëseve që vijojnë mësim-besimin në këtë Këshill.

Në këtë program me disa fjalë nxënësve iu drejtua mualimja Agime Sadriu-Pllana, falë punës së cilës ato arritën në këtë nivel të mësimit.

Në këtë organizim mori pjesë përfaqësuesja e Departamentit të Gruas znj. Florentina Tërmkolli, e cila ligjëroi për rëndësinë e mësimit dhe leximit të librit të Zotit.

Mësuesja Sadriu-Pllana tha se viti 2021 për të dhe nxënësit e saj ishte i suksesshëm, pasi gjatë këtij viti janë realizuar tri dua të hatmes.