Njëmbëdhjetë nxënëse të cilat ndoqën mësimet në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës përfunduan me sukses leximin e Kuranit.
Me këtë rast u mbajt Dua e hatmes dhe një program festiv në xhaminë e madhe në Prishtinë.
Ky program u organizua nga mualimja Kadrije Dragusha-Ademi, e falenderoi të pranishmet për prezencen dhe i uroj nxënëset e saj për suksesin e arritur.
“Gjëja më e mirë me të cilën njeriu e përmend dhe e kujton Allahun, është leximi i Kuranit, ngase Fjalët e Allahut janë fjalët më të mira, më të bukura, më të vërteta dhe më të dobishme. Kurani është Libri më i mirë që e ka zbritur tek i Dërguari më i mirë, Muhamedi salAllahu alejhi ue selem”, tha tutje Dragusha-Ademi në fjalimin drejtuar të pranishmeve.
E pranishme në këtë organizim ishte edhe përfqësuesja e Departamentit të Gruas pranë Bashkësisë Islame në Prishtinë, znj. Florentina Tërmkolli.
Tërmkolli mes tjerash porositi të pranishmet që mësimet e Kuranit ti ndjekin në vazhdimësi dhe mos të ndalen asnjëherë.
Është e rëndësishme të ceket se në mesin e nxënëseve ishte edhe një 76 vjeçare e cila përfundoi me sukses leximin e Kuranit.
Programi ishte i pasur edhe me ilahi. E krejt në fund nxënëset u pajisen me çertifikata dhe nga një dhuratë modeste nga libraria “Dituria Islame”
Kujtojmë që kjo është hatmja e tretë që mësuesja Kadrije Dragusha-Ademi organizoi me grupet e nxënëseve për këtë vit.