Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës, ka mbajtur manifestim me rastin ditëlindjes së Muhamedit a.s.
Në këtë manifestim që u mbajt në
Xhaminë e Mesme (Jashar Pasha), pas namazit të drekës, morën pjesë anëtarë nga KBI-Prishtinë, hoxhallarë dhe xhemati i pranishëm.
Në këtë event pos programit kulturor, një ligjëratë rasti e mbajti kryeimami i KBI-Prishtinë, Burhan efendi Hashani, i cili në mënyrë kronologjike foli për jetën e Profetit Muhamedit a.s dhe mësimet që duhet të nxjerr njerëzimi nga jeta e tij që nga lindja e deri në vdekje.
Në këtë event u këndua edhe pjesë nga Kurani, Mevludi, si dhe kaside e ilahi.
Ngjarja u zhvillua duke respektuar masat qeveritare kundër pandemisë COVID-19.