Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës, gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit shpërndau shumë pako ushqimore për familjet skamnore.
Kjo u bë e mundur nga Dijaneti i Turqisë në Kosovë, që dhuroi donacion të cilin ia besoi shoqatës Bereqeti për shpërndarjen te familjet skamnore.
Për këtë qëllim sot në KBI Prishtinë qëndroi një delegacion i Dijanetit të Turqisë në Kosovë, në krye me Mushavirin Nevzat Sabri Akin, si përfaqësues për Kosovë.
Ai falënderoi kryetarin e KBI Prishtinë, Hetem efendi Sopjanin për bashkëpunimin e ngushtë në dobi të qytetarëve, teksa theksoi rëndësinë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë.
Po ashtu kryetari Sopjani falënderoi Mushavirin për përkrahjen e vazhdueshme, sidomos gjatë muajit të begatë të Ramazanit, si dhe për nëpunësit (muezinat) fetar që janë pranë KBI.