70 familje skamnore ndihmohen me gjëra ushqimore

70 familje me gjendje të rëndë ekonomike u ndihmuan me nga një pako ushqimore.

Këto ndihma të dhuruara nga Dijaneti i Turqisë për çështje fetare në Kosovë u shpërndan nga shoqata bamirëse “Bereqeti” pranë Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës.

Me këtë rast kryetari Hetem Sopjani falënderoi Mushavirin Nevzat Sabri Akin, përfaqësues pranë Dijanetit të Turqisë në Kosovë për çështje fetare, për ndihmat e dhuruara, ndërsa shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në interes të qytetarëve.