Njoftim!

Për nder të Natës së Miraxhit Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës, të mërkurën (10.03.2021) pas namazit të drekës në Xhaminë e Madhe organizon një manifestim kulturor.

Me këtë rast kryeimami Burhan efendi Hashani do të mbajë një ligjëratë kushtuar kësaj nate, ndërsa do të këndohet edhe Kuran dhe Kaside.

Për shkak të gjendjes pandemike pjesëmarrja do të jetë e kufizuar duke respektuar në përpikëri rekomandimet e institucioneve shëndetësore.