Kursistet e mësim-besimit, pranë Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, kanë organizuar një mini program festiv me rastin e muajit të lindjes së pejgamberit Muhamedit a.s.
Ky program që u zhvillua në vazhdën e aktiviteteve të fushatës “Frymëzuar nga Muhamedi a.s” të organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës, u mbështet edhe nga Departamenti i Gruas pranë Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ashtu siç e do rendi programi filloi me këndim të kuranit.
Mualimja pranë KBI Prishtinë Kadrije Dragusha-Ademi tha se janë mbledhur këtu për të përkujtuar fytyrën më të ndritshme të njerëzimit.
Ndërsa kryetarja e departamentit të gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë islame të Kosovës, Vaxhide Podvorica mbajti një ligjëratë duke thënë se Muhamedi a.s mbetet shembull më i mirë për njerëzimin.
Në këtë program festiv morën pjese edhe tri mualimet e Prishtinës të cilat treguan fragmente nga jeta e pejgamberit Muhamedit a.s.
Vogëlushet që vijojnë mësim -besimin pranë Këshillit të Bashkësisë islame të Prishtinës recituan vjersha, kaside dhe tregime kushtuar Muhamedit a.s duke vënë në shprehje diturinë e marrë gjatë kursit të mësimbesimit. Po ashtu u këndua edhe pjesë nga mevludi.
Për shkak të situatës pandemike në këtë miniprogram morën pjesë vetëm një pjesë e grave aktiviste, ndërsa u respektuan në përpikëri masat dhe rekomandimet kundër pandemisë Cavid-19.