Dhjetëra nxënës janë duke vijuar mësimin e leximit të kuranit në kuadër të mësimbesimit pranë Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës.
Shumë prej tyre kanë mësuar nga disa xhuza përmendësh.
Për këtë qëllim është organizuar një ceremoni festive, me çrast për kursistët u shtrua edhe një koktell rasti.
Po ashtu u recitua edhe kuran nga nxënësit kursistë.
Mualimi Fatlum Mehmeti tha se rreth 60 nxënës janë duke vijuar mësimbesimin me sukses.
Ai tha se gjatë këtij kursi nxënësit kanë arritur të mësojnë shumë xhuze të kuranit përmendësh.
Nxënësit që vijojnë mësimin këtu po shprehen të lumtur me atë se çfarë kanë mësuar.
Në fund u realizua edhe një fotografi e përbashkët.
I pranishëm në këtë ceremoni festive ishte edhe kryeimami Burhan Hashani i cili përgëzoi mualimin për punën e bërë ndërsa motivoi nxënësit për mësimbesim.