Për nder të muajt të lindjes së pejgamberit a.s. në xhaminë e Bledit në Prishtinë është bërë duaja e hatmes.
Në këtë manifestim u shpërndan certifikata për nxënësit që kanë përfunduar leximin e Kuranit.
Vaxhide Bunjaku, Drejtoreshë e departamentit të Gruas në Kryesi të BIK-ut foli për rëndësinë e mësimbesimit, ndërsa përgëzoi nxënësit për arritjet shembullore.
E të lumtur se kanë arritur të mësojnë leximin e Kuranit, u shprehen nxënësit.
Ndërsa krejt në fund u bë edhe duaja e hatmës, ndërsa certifikatat për kursistët i shpërndau Kryemami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Burhan Hashani.
Ky manifestin u shoqërua me këndim të kuranit, ilahive e kasideve kushtuar profetit Muhamed.