Kryetari Hetem Sopjani së bashku me administratën e Këshillit, ka pritur në takim drejtorin e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës, Dren Kukaj dhe Koordinatorin e projekteve sociale, Premtim Fazliun.
Në këtë takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët, ndërsa të dy palët u dakorduan që bashkëpunimi i ndërsjell të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Kujtojmë se KBI Prishtinë ka bashkëpunim të shkëlqyer me Komunën e Prishtinës dhe si fryt janë realizuar disa projekte që kanë për qëllim avancimin e shërbimeve për qytetarët prishtinas.