Kryetari Sopjani viziton Ambasadën e Turqisë në Kosovë

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame i Prishtinës, Hetem Sopjani, i shoqëruar nga sekretari, Behar Tërnava, ka vizituar Ambasadën e Turqisë në Kosovë, me ç’rast është takuar me ambasadorin, Çağrı SAKAR.

Në këtë takim ishte prezent edhe Mushaviri për çështje fetare pranë Ambasades turke, Nevzat Sabri AKIN.

Në këtë takim miqësor u diskutuan tema të ndryshme me theks të veçantë rreth jetës fetare dhe kulturore në Prishtinë.

Të dy palët u dakorduan që bashkëpunimi i sinqert të fuqizohet edhe më tej.