Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës ka organizuar manifestimin solemn me rastin e lindjes së Muhamedit a.s.
Manifestimi u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, pas namazit të drekës, ku për shkak të pandemisë pjesëmarrja ishte konform rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.
Për rëndësinë e manifestimit kushtuar lindjes së Muhamedit a.s, para të pranishmëve foli imami Reshat Mexhidi, i cili vlerësoi se lindja e pejgamberit të fundit është ngjarja më madhore në botë pra dhe pas tij.
Më pas nga hoxhallarët u këndua edhe mevludi, por edhe ilahi e kaside kushtuar Muhamedit a.s.
Në fund nga imami veteran Mehmet Gashi u bë edhe duaja.
Kryeimami Burhan Hashani tha se tashmë tradicionalisht organizojnë manifestim të tillë.
Edhe të rinjt që morën pjesë në këtë manifestim vlerësuan se organizime të tilla janë të dobishme pasi aty mësojnë diçka nga jeta dhe historia e pejgamberit Muhamed.
Profeti Muhamed u lind të hënën me 20 Prill 571 në Mekë të Arabisë.
Muslimanët në tërë botën kremtojnë këtë ditë duke përkujtuar shëmbëlltyrën e njeriit më të ndritur në historinë njerëzore.