Bereqeti vazhdon me aksionin e shpërndarjes së pakove ushqimore dhe higjienike për familjet skamnore

Prishtinë, 6 maj 2020

Aksioni “Sofra e Ramazanit 2020” vazhdon shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike. Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” me degët e saja në gjithë territorin e Kosovës dhe të përkrahur edhe nga Këshillat e BI të Kosovës, po ndihmojnë familjet nevojtare, jetimët Këshillat Emergjent të Komunave, dhe të gjithë ata që kanë nevojë .
Me këtë rast Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava shpreh falënderime për të gjithë ata vullnetmirë qoftë nga Kosova apo diaspora që kanë mbështetur këtë aksion humanitar duke konfirmuar edhe një herë se pakot ushqimore dhe higjienike po u shpërndahen me amanet të plotë. Me këtë rast SHHB “Bereqeti” falënderon të gjithë kontribuuesit e deri tanishëm duke lutur Zotin xh.sh., që tua shtojë bereqetin dhe suksesin këtyre bamirësve por edhe tjerëve që do të ndihmojnë gjatë ditëve në vijim. Duhet theksuar se një pako ushqimore ka vlerën e 25 eurove.

Behxhet ef. Ajvazi, drejtor i Bereqetit ka thënë se deri më tani kemi shpërndarë mbi 10.000 pako në tërë Kosovën, ndërsa në Prishtinë ne kemi shpërndarë mbi 1000 pako.

Në vazhdim po prezantojmë aktivitetin e shpërndarjes së pakove nëpër disa komuna:
-Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Lipjan, sot ka shpërndarë 200 pako ushqimore për familjet nevojtare.Këto ndihma u shpërndanë nga imamët e fshatrave në bashkëpunim me kryetarët e fshatrave.

-Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Ferizaj po vazhdon aksionin e shpërndarjes së pakove ushqimore.Sot, kjo degë ka shpërndarë 100 pako ushqimore dhe higjienike si dhe u kujdes që të ndihmonte Hanin e Elezit, Kaçanikun, si dhe fshatrat Komogllavë, Nerodime dhe Gaçkë.Po ashtu, dega e Shoqatës “Bereqeti” në Ferizaj ka ndihmuar Shoqatën “Rahmeti” me 25 pako.

-“Bereqeti”-dega në Pejë sot bëri shpërndarjen e 15 pakove ushqimore dhe për secilën pako nga 25kg miell për familjet në nevoj në territorin e xhamisë së fshatit Leshan.(Leshan, Kliqinë, Poterq,Jabllanicë e Leshanit)
Shoqata Bamirëse Humanitare “Bereqeti” do të jetë në terren vazhdimisht që këto pako të shpërndahen edhe gjatë ditëve në vijim.